TETË ORGANIZATA I THONË PO ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS

Published on Aug 15 2012 // Lajme
..

Që nga pranimi i fusnotës, në fillim të këtij viti shteti kosovar, sipas Qeverisë së Kosovës, ka fituar për sa i përket procesit të integrimit evropian të vendit.

Madje, sipas zyrtarëve të Qeverisë, pikërisht pranimi i fusnotës e ka lehtësuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale për të cilat së fundmi zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka treguar se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë disa kërkesa për anëtarësim në organizata rajonale, e që, sipas saj, disa prej tyre janë përgjigjur pozitivisht.

“MPJ-ja tashmë ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në 34 organizata rajonale ku nga 12 prej tyre kemi përgjigje finale pozitive dhe nga 7 prej tyre përgjigje fillestare dhe jemi në pritje të përgjigjeve nga organizatat e tjera”, ka thënë në fund të javës së kaluar zv.kryeministrja Tahiri në një konferencë për medie.

Se Kosova ka përfituar nga pranimi i fusnotës, thotë edhe zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

“Fusnota ka luajtur rol të rëndësishëm në shkrirjen e relacioneve formale me BE-në dhe si e tillë është treguar si e dobishme për integrimet evropiane të Kosovës që është edhe arsyeja pse Serbia zvarrit implementimin nga ana e saj”, ka deklaruar zv. ministri Selimi.

Ai ka bërë me dije se deri më tash përgjigje pozitive për anëtarësim kanë marrë nga organizatat në vijim: Investment Compact, South East European Centre for Entrepreneurial, Learning Regional Rural Development Standing, Working Group in SEE, Network of Associations of Local Authorities of SEE, Electronic Southeast Europe Initiative, Centre for e-Governance Development, Regional Environmental Network for Accession dhe Task Force for Fostering and building Human Capital.

Leave a comment