Home LAJME Thaçi: Demarkimi i kufirit me Serbinë do të thotë njohje e shtetit...

Thaçi: Demarkimi i kufirit me Serbinë do të thotë njohje e shtetit të Kosovës

470
0
SHARE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur sërish rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se korrigjimi i kufirit ndërmjet dy vendeve është njohje direkte e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Thaçi në këtë konferencë për media tha se nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e procesit të demarkimit me Serbinë.

“Nuk do të jetë fare proces i lehtë në ditët e muajt e ardhshëm sepse do të kemi demarkimin e kufirit prej 430 km”, tha Thaçi, duke shtuar se demarkimi i kufirit do të thotë njohje e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, njohja nga Serbia nënkupton njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së.

“Njohja reciproke nënkupton edhe heqjen e vetos ruse në Këshill të Sigurimit”, u shpreh Thaçi.

Sipas tij, ajo çfarë është me rëndësi është se të gjitha janë për dialog dhe negociata dhe të gjithë do të mirëpresin një marrëveshje Kosovë-Serbi që hap perspektivë të sigurt për në BE dhe NATO.

Presidenti potencoi takimet e fundit me liderët rajonal, të cilët sipas ti do të mirëpresin një marrëveshje me frymë evropiane që sjell paqe dhe stabilitet në rajon.

Thaçi po ashtu kërkoi që Ekipi negociator të funksionalizohet dhe të krijohet një konsensus politik në mënyrë që të lëvizet para.

“Dua të besoj se në të ardhmen do të kemi veprime më të shpejta, më konkrete”, përfundoi Thaçi./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here