Home LAJME Thaçi dhe Rama tallen me Vuçiqin, postojnë foto ‘nëpër korridoret e OKB-së’

Thaçi dhe Rama tallen me Vuçiqin, postojnë foto ‘nëpër korridoret e OKB-së’

268
0
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë tallur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi në profilin e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi bashkë me kryeministrin Rama, me mbishkrimin “Diku nëpër korridoret e OKB-së”.

Kjo fotografi vjen pas reagimit ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë ditës kishte thënë se Thaçi nuk është duke zhvilluar takime, por vetëm duke endur nëpër korridore të OKB-së.

Postimi i plotë i tij:

Diku nëpër korridoret e OKB-së 😉– bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve. HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here