Home LAJME Thaçi: Franca mund ta luajë rolin vendimtar në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Thaçi: Franca mund ta luajë rolin vendimtar në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

220
0
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e vet në “Twitter” nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here