Home LAJME Thaçi fyen rënd gazetarin gjatë emisionit

Thaçi fyen rënd gazetarin gjatë emisionit

207
0
SHARE

Presidenti i vendit, Hashim Thaci sonte pas 5 vitesh si mysafir në Rubikon ka folur rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Por debatin e bëri shumë të zhurmshëm presidenti.

Teksa gazetari Adriatik  Kelmendi e pyeti rreth disa deklaratave, Thaci tha se nuk komenton deklarata të askujt.

Por Kelmendi ia kujtoi se dikur kishte folur rreth një deklarate të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, por të cilin nuk ia kishte përmendur kurrë emrin.

‘Ku po e di ti që e kam thënë për Sali Berishën. A ia kam përmend emrin. Tregoju njerëzve pse po rren, hajde pse po rren, pse po rren. Je tu rrejt. Po rren. Po rren,  po rren. Tregoju qytetarëve a e kam përmend Sali Berishën. Nuk është mirë që të flitet kështu pa fakte. Po bën Shpifje, manipulim. Je tu rrejt për llajka’’, ishin fjalët e presidentit i cili nuk dinte të ndalej duke akuzuar Kelmendin.

Në anën tjetër Adriatik Kelmendi mohonte dicka të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here