Home LAJME Thaçi: Kurti mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të...

Thaçi: Kurti mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për Kosovën

216
0
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson që lideri i LV-së, Albin Kurti brenda 48 orëve do të propozojë emrin e kandidatit për kryeministër.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Kuvendi dhe aleatët e Kosovës e presin një gjë të tillë.

“Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për popullin e Kosovës dhe rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka pritur dje në takim Kurtin me të cilin kanë diskutuar për mandatarin, përkatësisht kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Thaçi, pas takimit me Kurtin, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se lideri i Vetëvendosjes nuk “ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje”. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here