Home LAJME Thaçi uron qytetarët dhe partitë politike për zgjedhjet: Kosova dëshmoi edhe një...

Thaçi uron qytetarët dhe partitë politike për zgjedhjet: Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike

213
0
SHARE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët dhe partitë politike për përfundimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike.

Ai ka thënë se të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sipas tij sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, ka shkruar Thaçi./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here