Home LAJME Thaçi, “vizitë rutinore” Ujmanit

Thaçi, “vizitë rutinore” Ujmanit

141
0
SHARE
Presidenti Thaçi ka lundruar me anije në Liqenin e Ujmanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi të shtunën vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Presidenca e Kosovës, ndërsa duke iu drejtuar gazetarëve, vetë Thaçi tha se vizita ishte “rutinore”.

“Është një vizitë krejt normale, një vizitë mrekullive të vendit tim”, tha Thaçi.

I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t’i kalojë Serbisë, Thaçi tha:

“Edhe sot, nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, dërgoj mesazhin më të mirë: të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në BE. Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane”.

Thaçi tha se bisedimet me Serbinë, që po zhvillohen në Bruksel, do të jenë për paqe dhe stabilitet, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe për perspektivën euro-atlantike.

(Video nga llogaria zyrtare e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook)

Më herët, media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU kanë marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se kanë arrestuar disa serbë.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se në Ujman vetëm se është zhvilluar një vizitë. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here