Home LAJME Theret një zyrtar policor në Pejë, arrestohet i dyshuari

Theret një zyrtar policor në Pejë, arrestohet i dyshuari

80
0
SHARE

Një zyrtar policor është therur me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, në mesditën e së martës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa gjendja shëndetësore e zyrtarit policor, sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 11:55 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, ka ndodh një rast ku është sulmuar papritmas një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë)”, ka thënë gjatë ditës së djeshme për Koha.net Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.

Ai ka bërë të ditur se zyrtari policor ka shpëtuar falë shkathtësive profesionale dhe ndihmës së një qytetari.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet ‘Vrasje në tentativë’. Hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Policia. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here