Home LAJME Tifozët e Liverpoolit reagojnë për mosaktivizimin e Shaqirit

Tifozët e Liverpoolit reagojnë për mosaktivizimin e Shaqirit

70
0
SHARE

Shumë prej tifozëve të Liverpoolit janë të bindur se trajneri Juergen Klopp po i bën padrejtësi Xherdan Shaqirit, pasi insistojnë se ai meriton minutazhë më të madhe, përcjellin mediumet angleze të hënën.

Shaqiri në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Newcastlet, të cilën Liverpooli e fitoi 3:1, u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.

Për Shaqirin kjo ishte vetëm ndeshja e dytë këtë edicion në Premier League, ku në total ka regjistruar 11 minuta lojë.

“Ndiej keqardhje për Shaqirin. Çfarë duhet të bëjë ai më shumë për ta luajtur një ndeshje si titullar”, kishte shkruar një tifoz i Liverpoolit në Twitter, duke nxitur reagime të shumta të të tjerëve. “E shoh Shaqirin të largohet në janar”, ishte postimi i një tifozi tjetër.

Shaqiri 27-vjeçar, verën e shkuar iu bashkua Liverpoolit dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Muencheni e Baseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here