Home LAJME Time Kadrijaj reagon ndaj Pacollit: Taksa dhe ushtria janë tema të kryera

Time Kadrijaj reagon ndaj Pacollit: Taksa dhe ushtria janë tema të kryera

257
0
SHARE

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën po gënjejnë dhe se nuk është mirë të mashtrohet elektorati.

Kadrijaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se këto janë tema të kryera dhe se sipas saj edhe shumë tjera do kryhen, por Pacolli nuk do të jet më.

“Po e dëgjoj Bexhetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Bexhet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por ti nuk do jesh më. Ke mbetë me një deputet”, ka shkruar Kadrijaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here