Home LAJME Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Treni godet për vdekje një grua në Pejë

249
0
SHARE

Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se dje rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësoreje dhe trenit të udhëtarëve.

Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ku ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit policorë në Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here