Home LAJME Truket me folie alumini, të cilën çdo amvis duhet ta dijë

Truket me folie alumini, të cilën çdo amvis duhet ta dijë

421
0
SHARE

Folia e aluminit aplikimin e vet e ka edhe jashtë kuzhinës.

Secila kuzhinë ka folie alumini në njërin ndër sirtarët e saj, mirëpo pakkush e di që, krahas përdorimit të saj konvencional, folia e aluminit mund të përdoret në disa mënyra të cilat mund t’jua lehtësojnë dukshëm jetën.

Këto janë katër truqet të cilat do t’i admironi!

MPREHNI GËRSHËRËT

Kur të vëreni që gërshërët më nuk e bëjnë punën e vet, nuk keni nevojë t’i hidhni poshtë. Vetëm disa herë me to pritni fletët e folies mbështillni disa fish në mënyrë që të bëhen të trasha dhe bëni të njëjtë gjë. Dallimi menjëherë mund të vërehet.

LEHTËSONI HEKUROSJEN

Kush akoma dëshiron të merret me hekurosjen e mërzitshme të rrobave? Folia do t’ju kursejë shumë mund dhe kohë! E gjitha që duhet të bëni është që nën mbështjellësen bazë të dërrasës të vendosni folie. Ajo atëherë do të reflektojë nxehtësinë e hekurit, prandaj njëkohësisht do të hekurosni nga të dyja anët!

LEHTËSONI LËVIZJEN E MOBILIEVE

Ajo që është edhe më e rëndësishme, shmangni gërvishtjet e dyshemesë! Kur dëshironi t’i lëvizni ndonjë pjesë të rëndë mobilieje, patjetër nën të vendosni një copë folie, të cilën e keni palosur!

PASTRONI ARGJENDURINAT

Enën e gjerë dhe enën e cekët mbështilleni me folie dhe rendisni të gjitha mjetet e argjendta, të cilat duhet t’i lustroni. Qitni ujë të valuar dhe shtoni sodë bikarbonati. Lërini të qëndrojnë pastaj pastroni me leckë. Vetëm duhet ta dini që kështu humbë edhe efekti i oksidimit, prandaj nëse nuk ju pëlqen kjo, këtë truk mos e praktikoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here