Home LAJME Uran Ismaili: Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet 17

Uran Ismaili: Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet 17

273
0
SHARE

Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë se me drejtimin e tij në këtë dikaster ka ndikuar pozitivisht që sistemi shëndetësor të ketë rimëkëmbje.

Ismaili ka thënë në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova se me marrjen në dorë të timonit për të drejtuar Shëndetësinë, nuk ka pasur rroga të mjaftueshme dhe as pajisje për mjek e infermier.

“Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet, ky është një fakt. Arsyet që qytetarët nuk i vërejnë është se shërbimet shëndetësore janë shumë të shpeshta. Njerëzit kërkojnë shërbime të shpeshta dhe shumë nga ta ende kanë përvoja të hidhura në kokën e tyre por ajo çfarë ne vërejmë është një përmirësim i madh”, ka thënë Ismaili. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here