Urim I kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa, për 15 Qershorin – ditën e çlirimit të Gjilanit

Published on Jun 15 2012 // Kultura
..

 Gjilani feston 13 vjetorin e çlirimit

Të dashur qytetarë!

Ishte pikërisht 15 qershori I vitit 1999 që solli çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. Ishte UÇK me aleatët tanë NATO të prirë nga SHBA, që në këtë ditë hynë trumfalisht në qytetin tonë të dashur me kurorën e fitores mbi regjimin e eger serbë dhe u bënë bashkë me popullin e vuajtur e liridashës të Kosovës e Gjilanit.

Është kjo ditë e shënuar dhe e paharruar për ne, e që këtë vit  po e kremtojmë bashkë me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, aktin më madhor të historisë sonë kombëtare.

Janë 13 vjet udhë  bashkë në liri dhe shtigje jo të lehta në ndërtimin e qytetit tonë dhe  avancimin e mirëqenies suaj e zhvillimin e demokracisë pa dallim për të gjithë qytetarët tanë.

Punuam dhe po punojmë çdo ditë bashkë me ju, me mendjen dhe nderimin më të thellë për të gjithë ata dëshmorë e luftëtarë që vendosën rininë e tyre, ëndrrën e tyre më të bukur në themel të lirisë sonë, në themel të kësaj dite, të Gjilanit të lirë –  ka thënë përmes Zyrës së Infomimit, në mesazhin e tij urues,  për qytetarët e Gjilanit, kryetari Qemajl Mustafa, I cili ndodhet për vizitë zyrtare  në Bruksel, për të promovuar pikërisht rezultatet e kësaj dite dhe qëllimin e veprës sublime të dëshorëve të lirisë dhe qytetarëve tanë në përgjithësi.

Ai me këtë rast ka uruar gjithë qytetarët për ditën e rëndësishme të Çlirimit të Gjilanit, duke shprehur nderim për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut për liri dhe familjet e dëshmorëve të rënë.

“Mirënjohje për dëshmorët dhe heronjtë e luftës. Urojmë familjet e dëshmorëve, veteranët  dhe invalidët e luftës, dhe gjithë qytetarët tanë që kontribuan në qfarëdo forme që të ndodhë kjo ditë e gëzimit dhe lirisë sonë.

Le të festojmë me dinjitet  të gjitha së bashku. Kjo është festë e gjithë popullit dhe kujtimi I të rënëvë do të jetë I pavdekshëm.

Gëzuar ditën e lirisë, gezuar ditën tuaj!, ka uruar qytetarët e Komunës së Gjilanit, kryetari Qemajl Mustafa.

Ndryshe, kremtja e ditës së çlirimit të Gjilanit, do të përcillet me manifestime të shumta kulturore artisktike. Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, në ora 10.00, Kuvendi I Komunës, ora 11.00, do të mbajë një seancë solemne kushtuar kësaj dite, ndërsa më pas (ora 12.00) do të organizohet pritje për familjet e dëshmorëve dhe vetranët e luftës së UÇK-së.  Ndërkaq në mbrëmje (ora 19.00) manifestimin për ditën e lirisë së Gjilanit, e përmbyll një program kulturor artistik me e solist tanë të njohur. /RadioRINIA/

Leave a comment