Home LAJME Valmir Elezi: Kemi filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të cilat kanë...

Valmir Elezi: Kemi filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të cilat kanë ardhur nga Serbia

197
0
SHARE

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije për “Epokën e re” se kanë filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka thënë se për këtë proces janë në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera relevante. “Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, është shprehur Elezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here