Del nga koma një nga studentet e plagosura në Himarë

Published on Jun 14 2012 // Siguria
..

Austri – Një nga dy vajzat e plagosura në aksidentin e ndodhur në 21 maj në qafën e Vishës, në Himarë ka dalë sot nga koma. Eriselda Gubere ndodhej prej javësh në spitalin e Austrisë, për kurim të specializuar së bashku me një shoqen e saj.

Lajmi për daljen nga koma është konfirmuar nga burime zyrtare nga spitali në Austri. Eriselda Gubere u zgjua nga koma dje rreth orës 14:00. Nga aksidenti në Qafën e Vishës në Himarë, humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 studente. a.k/noa.al /RadioRINIA/

 

Leave a comment