Home LAJME Veseli beson se më 26 dhjetor do të konstituohet kuvendi

Veseli beson se më 26 dhjetor do të konstituohet kuvendi

327
0
SHARE

Kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur optimist se më 26 dhjetor do të konstituohet legjislatura e shtatë.

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ai ka treguar se ishte vetëm një pik e rendit të ditës, përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së shtatë. “Ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së seancës konstituive. Besoj që me datën 26 dhjetor ne ora 15:00 do të kemi një legjislaturë të re. Shpresoj që shumë shpejt të kemi edhe konstituimin e institucioneve të reja. Unë besoj në zotin, në kombin tim, këto tjerat pak më bëjnë përshtypje”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se sot e ka përfundua në mënyrë zyrtare mandatin e tij si kryetar i kuvendit. “E ndjej veten shumë të lehtësuar, kam pas një fat që nuk ka qenë i lehtë por jam shumë i lumtur. Sot e përfundoj në mënyrë zyrtare mandatin tim. Ndoshta kam qenë më tepër vet i dëmtuar nuk kam dëmtuar asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nuk ka qenë një situatë e lehtë”, ka thënë Veseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here