Home LAJME Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e...

Veseli thotë se korrupsioni ka dëmtuar raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në

237
0
SHARE

Në kuadër të parafushatës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se korrupsioni ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në e Bashkimin Evropian.

Kështu ai deklaroi para aktivistëve në Tërstenik, Llapushnik e Nekoc.

“Në bisedën me ta u ndala tek plani ynë për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni, jo vetëm që ka penguar zhvillimin, por edhe ka dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë, si SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se plani ynë do të përmirësojë ekonominë tonë, do ta mbajë rininë tonë këtu dhe do të forcojë marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here