Home LAJME Veseli tregon se çka e dallon atë nga Jakup Krasniqi: Kolegu ka...

Veseli tregon se çka e dallon atë nga Jakup Krasniqi: Kolegu ka qenë akademik

616
0
SHARE

Kuvendi i Republikës së Kosovës me 46 vota për, ka votuar për të vazhduar seancën ku do të shqyrtohen pikat e rendit të ditë së mbetura nga 16, 17, 18, 20, 26, 31 maj dhe 1 qershor 2018.
Nga këto seanca, kanë mbetur gjashtë pika të rendit të ditës, në mesin e së cilës janë tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkim nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Por, kjo çështje nxiti shumë debat mes kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetëve të opozitës të cilët kërkuan të ketë seancë të re dhe jo të vazhdohet me pikat e vjetra të rendit të ditës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fajin për këtë çështje ia hodhi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ju kryetar i Kuvendit po e degradoni Kuvendin, për shkak se edhe agjendat e komisioneve të cilat më pas kritikohet po shtyhen për shkak të agjendës suaj partiake. Ju z. Veseli po e shihni Kuvendin jo si puna primare e juaja. Ne jemi ftuar këtu për diçka tjetër dhe nuk keni të drejtë të na qitni para aktit të kryer me tema tjera”, tha Haxhiu.
E kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nuk është e moralshme “me hedhë hi syve” para opinionin publik ashtu siç, sipas tij, po bën Vetëvendosje

“Kjo politika është art dhe në të njëjtën kohë art dhe manipulim. Ama bash kaq ndër sy para publikut me ta hedh hi syve, për besë nuk është e moralshme. Agjenda personale e kryetarit është veç e kryetarit, po i kam mashallah edhe nja 5 nënkryetarë që asnjëherë nuk e lë agjendën”, tha Veseli.

Por deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke e kritikuar kryeparlamentarin, ia kujtoi atij punët që dikur bënte paraardhësi i tij Jakup Krasniqi.

“Gjatë kohës sa ishte kryetar kuvendi z. Jakup Krasniqi, seancat parlamentare mbaheshin të enjten me 5, 6, apo 7 pika të rendit të ditës. Ka pasë mundësi që vazhdonte të premten. Mbledhjet e komisioneve ishin të hënën, të martën. Grupet punuese ishin të mërkurën. Prej se jeni ju kryetar Kuvendi ju po e degradoni punën e Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Pa përgjigje nuk mbeti as kësaj radhe deputetja Haxhiu nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

“Jakup Krasniqi, kolegu që e ka udhëheq kuvendin, ka qenë akademik. Unë jam politik”, tha Veseli.

Pas shumë propozimeve të deputetëve, kryetari i Kuvendit hodhi në votim propozimin për vazhdim ose jo të seancës së mbetur.

“Nuk dua të kem autoritet arbitrar edhe pse ligji ma lejon. Po e qes në votim vazhdimin ose jo të seancave të mbetura”, tha Veseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here