Home LAJME Veseli vlerëson punën humanitare të punëtorëve të shëndetësisë

Veseli vlerëson punën humanitare të punëtorëve të shëndetësisë

259
0
SHARE
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në Ditën Botërore Humanitare, ka theksuar sensibilizimin e gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe kontributin e punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

Po ashtu, ai me këtë rast ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm do të angazhohet më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e sektorit të shëndetësisë si mision fisnik dhe humanitar.

“Sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë. Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka thënë Veseli. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here