Home LAJME Vetëvendosje dhe LDK takohen sërish

Vetëvendosje dhe LDK takohen sërish

253
0
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot pritet të takohen sërish grupet punuese të dyja subjekteve politike.

Siç ka njoftuar Vetëvendosje!, takimi do të fillojë në orën 15:00 në zyrën e LDK-së.

Të dyja partitë thanë herën e fundit kur u takuan, se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here