Home LAJME Vetëvendosje publikon publikon agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit ,...

Vetëvendosje publikon publikon agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit , Astrit Dehari

225
0
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)!, përmes një njoftimi bëri të ditur agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Agjenda është si në vijim:

09:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovice dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave.

Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here