Home Magazina Video e rrallë e Adelina Ismailit kur u shpall “Miss Kosova 1997”

Video e rrallë e Adelina Ismailit kur u shpall “Miss Kosova 1997”

222
0
SHARE

Diva e muzikës moderne shqiptare nuk është epiteti i vetëm që ajo gëzon.

Adelina Ismaili mund të thuhet lirshëm se është edhe njëra nga ikonat e bukurisë shqiptare.

Përveç muzikës, e njëjta ka fituar edhe konkurse të bukurisë dhe është shpallur më e bukura e vendit të saj në vitin 1997.

Megjithëse në kushte të vështira organizimi e nën presionin serb, Adelina prapëseprapë nuk u ndalë kurrë së marri pjesë në kompeticione, dhe si rrjedhojë në atë vit u shpall “Miss Kosova 1997”.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Këto momente të bukura dhe të paharrueshme janë pjesë e karrierës së saj dhe disa prej tyre janë edhe të arkivuara në xhirimet e vjetra.

Ismaili së fundmi përmes një video të rishpërndarë në InstaStory, ka kujtuar momentin kur rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës.

Një çmim të tillë në vitet e para-luftës e kanë pranuar edhe femra tjera të njohura të shoubizit shqiptar si: Diellza Kolgeci, Drenusha Latifi, Afërdita Paqarada etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here