Home LAJME Viktimat e tërmetit në Durrës, u jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve...

Viktimat e tërmetit në Durrës, u jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve të familjes Lala

98
0
SHARE

Sot u është dhënë lamtumira e fundit tetë anëtarëve të familjes Lala, të cilët vdiqën nën rrënojat e tërmetit tragjik rënë më 26 nëntor në Durrës.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.

Ceremonia mortore e 8 anëtareve, po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës, në nder të familjes Lala.

Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi tërmetit është 17-vjeçari Ramë Lala, përcjellin mediat shqiptare.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti janë kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here