Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë. Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./RadioRinia