Home » Lajme

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve

Gjilan, Koeficientët dhe nivelizimi i tyre për punëtorët e tashëm dhe atyre të ardhshëm, që do të jenë të rregullt në Shërbimin Civil të Komunës së Gjilanit, iniciativë kjo e para në nivel vendi për harmonizim dhe nivelizim të tyre nëpër të gjitha drejtoritë Komunale, ishte njëra prej çështjeve që u trajtua në takimin e radhës së Këshillit të Drejtorëve. Drafti i parë... 

Zbogar: Brukseli ju sheh në BE

Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE. Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja... 

IPKO kujdeset për shkollimin e Amsera Rekës

IPKO ka vendosur t’i ndajë 10,000 euro për shkollimin e Amsera Rekës, vogëlushes 5 vjeçe, e cila ishte e mbijetuara e vetme e tragjedisë së Restelicës. Për të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së fshatit Restelicë, vogëlushen 5-vjeçare Amsera Reka, do të kujdeset kompania IPKO, e cila është zotuar se do ta mbështesë shkollimin e saj gjatë viteve të ardhshme. Për më shumë,... 

Rikthim në pikën zero

Përfaqësimi i Kosovës nën ombrellën e Rezolutës 1244 do t’i shkaktojë vendit dëme të jashtëzakonshme, nga të cilat “riparimi” do të zgjasë me vjet të tëra, madje do të jetë i pamundur. Kështu mendojnë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, të cilët shprehen të sigurt se implementimi i fusnotës, përkatësisht të... 

Clinton: Besoni te Amerika!

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, të martën, përmes një bisede telefonike, e ka siguruar kryeministrin Hashim Thaçi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrahë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës se Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk do t’i... 

Thaçi: Kushtetuta e ligji do të zbatohen edhe në veri!

Nën drejtimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Kryeministri ka vlerësuar të qëndrueshme dhe stabile gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, me përjashtim të veriut ku situata e përgjithshme e sigurisë mbetet e tensionuar dhe vazhdon të provokohet... 

Ai me ministra, unë me presidentë

Njohja e 88-të për Kosovën e ka përplasur në distancë kryediplomatin serb Vuk Jeremic, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë se njohja nga Uganda nuk i ka ardhur Kosovës, pasi nota verbale nuk ka ardhur përmes diplomacisë së Kampalës. “Kjo më është thënë direkt nga Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Okello Oryem”,... 

Të rinjtë të zhgënjyer

Katër vjet më parë, ashtu sikurse shumica e njerëzve në Kosovë, edhe të rinjtë e kanë pritur me emocion shpalljen e pavarësisë së vendit, duke shpresuar se ky do të ishte momenti kryesor që do të bënte kthesë për perspektivën e tyre. Por, sot, shumica e të rinjve, të cilët kanë folur për rubrikën e përjavshme VOX, shprehin zhgënjimin e tyre lidhur me përmbushjen e dëshirave... 

Mosintegrimi, Maqedonia humb nga 500 milionë euro në vit

Rezultatet e mosintegrimit në strukturat euroatlantike për gati dy dekada, po tregojnë qartazi se investimet e huaja nuk po marrin dot përpjetëzën. Teksa vendet tjera në rajon hapërojnë me hapa të mëdhenj në zhvillimin ekonomik, Maqedonia në vitin 2011 mezi se ka arritur të shënojë hyrjen e investimeve në vlerë prej 278 milionë euro, që krahasuar me shtetet tjera të rajonit, është... 

Kur do ta marrë Kosova udhërrëfyesin

Drejtuesit e institucioneve ndonëse ishin shprehur të bindur se deri në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në tërë zonën Shengen, megjithatë ata ende nuk e dinë se kur Kosova do ta marrë udhërrëfyesin, i cili përcakton kushtet që duhet plotësuar për të ardhur deri te liberalizimi. Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është e bindur se Kosova... 

total

  • 39879
Copyright © 2011 · Radio Rinia Gjilan – www.radiorinia.com™ · All Rights Reserved · Posts · Comments
Designed by Vizioni.eu · Powered by Domain Term Registers