Home » Shqiperi
Shqipëria reagon ndaj referendumit në veri
Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme, bëri të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës dhe shprehu shqetësim për mbajtjen e referendumit të organizuar nga strukturat paralele serbe.
Këshilltarja për media në MPJ, Eva Kushova, tha se ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar në jetën sociale, ekonomike e politike të...
Nën “qarkun” e dëborës
Në Kukës, e në të gjithë fshatrat e tij, situata vazhdon të jetë e rëndë për shkak të dëborës së madhe të rënë gjatë ditëve të fundit. E njëjta situatë është edhe në Dibër, Bulqizë, Tropojë, Pukë dhe në disa zona të Shkodrës.
Trashësia e dëborës ka kaluar dy metra në pjesën më të madhe të zonave, ndërsa as që mendohet që për momentin të hapen rrugët. Situata...
Kamionë e helikopterë – me ndihma drejt veriut
Vazhdojnë temperaturat e ulëta në gjithë vendin. Situata është më e vështirë në zonat e veriut.
Të kalueshme me zinxhirë janë segmentet Pukë-Shkodër, Pukë-Fushë Arrëz, Hadroj-Mirditë, ndërsa akset rurale janë të gjitha të bllokuara. Rreth 200 familje në Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë Mali e Qelëz kanë nevoja emergjente për ushqime.
Prezencë akulli ka në të gjitha rrugët...
Tiranë, marrin flakë kabllot elektrikë
Marrin flakë kabllot elektrikë te blloku i ambasadave në Tiranë. Zjarri ka rënë të mërkurën rreth orës 18:10.
BalkanWeb mëson se zjarri ka përfshirë kabllot elektrikë që ndodhen në tunelet e ambasadave.
Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, duke lokalizuar edhe flakët. Në vendngjarje kanë qenë edhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.
Raportohet se,...
Moti i keq bllokon zonat malore
Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë natës së djeshme në të gjitha zonat malore. Për pasojë, emergjencat civile raportojnë të paktën 38 komuna të bllokuara, kryesisht në Shkodër, Kukës dhe Dibër, Korçë, si dhe prebleme ne qarkun e Gjirokastrës.
Reshjet e shiut të ditës së djeshme lehtësuan lëvizjen në disa rruge nacionale që ishin të mbuluara me dëborë dhe akull....
Qetsor Ferunaj, arrestohet për vjedhje
Është vënë në pranga nga policia e Vlorës 37 vjeçari Qetsor Ferunaj, fituesi i edicionit Big Brother 2, i cili vitin e kaluar mori pjesë edhe në shown e ngjashëm të VIP-ave në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur Ferunaj është vënë në pranga në Orikum së bashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubave të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave,...
Dassu: 21 janari të mos përsëritet më
Zëvendësministrja e Jashtme italiane, Marta Dassu, në një konferencë shtypi të përbashkët me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, deklaroi se nuk duhet të ndodhin më ngjarjet si ajo e 21 janarit të vitit të kaluar.
Zyrtarja italiane tha gjithashtu se u takon organeve të drejtësisë të bëjnë punën e tyre në hetimin e ngjarjeve. Dassu tha se Italia mbështet deklaratën e përbashkët...
Të bashkuar – fillon kremtimi i 100 vjetorit të pavarësisë
Kuvendi i Shqipërisë mblodhi mesditën e së martës përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare, për të festuar të bashkuar nisjen e kalendarit të veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Me deklarata emocionale për ditën që përkon edhe me 544 vjetorin e prijësit dhe heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe, udhëheqës dhe përfaqësues nga...
Durrës, fundoset cisterna pranë bregdetit
Dy anëtarë të ekuipazhit të një anije cisterne që u përfshi nga flakët mesditën e të dielës rezultojnë të zhdukur, njëri u konfirmua i vdekur, ndërsa 11 të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare.
Top-Channel raporton se zjarri e përfshiu anijen vetëm gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, në Durrës. Cisterna me flamur panamez dhe me kapiten slloven shkarkoi karburantin...
Mësimi me turne merr fund më 2013
Mësimit me turne në Tiranë do t’i jepet fund në vitin 2013. Godinat e reja që janë planifikuar të ndërtohen nga bashkia e Tiranës do të shërbejnë për të ulur mbipopullimin në klasat e të gjithë sistemit parauniversitar.
Drejtori i ndërmarrjes numër tre në Tiranë, Alfons Muça, thotë për Albanian Screen se janë planifikuar të ndërtohen rreth 8 shkolla të reja në Tiranë....




