Home LAJME Vjosa Osmani i përgjigjet Lutfi Hazirit: Jam bijë e Mitrovicës, marre ju...

Vjosa Osmani i përgjigjet Lutfi Hazirit: Jam bijë e Mitrovicës, marre ju qoftë atyre që i bëjnë argat ndarjes së Kosovës

2205
0
SHARE

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, ndaj sulmit që i ka bërë përmes rrjetit social Facebook, nënkryetari i partisë së saj, Lutfi Haziri, i cili ka ironizuar me deputeten Osmani, duke e quajtur nuse e Preshevës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka sulmuar deputeten Osmani, pasi kjo e fundit bashkë me dy deputetët LDK-së, Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli, kanë vizituar sot Kullën e Isa Boletinit në veri të vendit, prej nga ka dërguar mesazhe kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.

Postimi i plotë i deputetes Osmani:

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.

Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.

Askush s’ka çka çuditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto qendrime nuk janë vetëm të miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK-së dhe gjithë Grupit Parlamentar të LDK-së. Por mbi të gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e të Hashimit. Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk përbijnë më dot kurthe që ju dhe Thaçi ua servoni e nuk lejojnë që dinjiteti i tyre të përdoret për perfitime tuajat elektorale.

Për fund, ju përshëndes me këto fjalë të heroit Isa Boletini nga viti 1901”,ka shkruar Osmani në Facebook, duke i bashkangjitur postimit thënien e Isa Boletinit. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here