Home LAJME Vriten tre ushtarë turq

Vriten tre ushtarë turq

265
0
SHARE

Tre ushtarë turq u vranë në një përleshje me militantët kurdë në Turqinë juglindore, afër kufijve me Sirinë dhe Irakun, tha të enjten zyra e guvernatorit lokal.

Tre militantë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u “neutralizuan” në luftime, është thënë në njoftim.

Ushtarët po ruanin sigurinë për kompaninë shtetërore të energjisë, pranë qytetit Silopi në Sirnak kur shpërtheu përleshja.

Militantët ishin vëzhguar më parë nga një dron, në të njëjtën zonë, deklaruan autoritetet.

PKK-ja, e caktuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, filloi një kryengritje kundër shtetit turk më 1984. Më shumë se 40 000 njerëz janë vrarë në konflikt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here