Home LAJME Vritet i riu shqiptar në Britani të Madhe

Vritet i riu shqiptar në Britani të Madhe

277
0
SHARE

Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe. 21-vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Dy punonjës italian, të akuzuar për vrasjen, u arrestuan në paraburgim kur u paraqitën në gjykatën Lewes Crown, më 16 shtator.

Francesco Dagostino, 44-vjeç, i Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45-vjeç, pa asnjë adresë fikse, po mbaheshin në burgun Highdown në Sutton.

“Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte vdekur. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para vrasjes”, njoftoi policia. /TCH/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here