Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ” Urdhri i Shën Savës”, me të cilin u nderua, e detyron atë të bëjë më shumë dhe të luftojë më shumë për Serbinë dhe unitetin e saj.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu dha Urdhri i Shën Savës me vendim të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve.
Urdhri i Shën Savës i shkallës së parë është njohja më e lartë e Kishës Ortodokse Serbe, e cila dallon personat shpirtërorë dhe laikë për merita të veçanta për kishën, në fushat shpirtërore, arsimore dhe humanitare, transmeton media.