Home LAJME Vuçiq komenton deklaratën e Thaçit se “më me dëshirë do të dialogonte...

Vuçiq komenton deklaratën e Thaçit se “më me dëshirë do të dialogonte me dreqin, se me të”

402
0
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Helsinki, para se të nisej për bisedime të reja në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet me Prishtinën, ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se “më me dëshirë do të dialogoja më një dreq, sesa me Aleksandar Vuçiqin”.

“Është interesante se për Sulejman Ugljaninin dhe mbështetësit e tij jam homoseksual dhe fashist, për kroatët jam terrorist, ndërsa për Thaçin jam dreq”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se epitete të tilla ka marrë edhe nga vetë serbët.

“Unë nuk dua të lëshohem në vlerësime personale, edhe nëse nuk është mirë të flasësh me Thaçin apo ndonjë prej tyre. Por, siç e kam thënë në mënyrë të përsëritur, është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Duke komentuar këto takime, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si shpeshherë, i ka quajtur të vështira.

Ndërsa duke folur për presidentin serb, Thaçi ka thënë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here