Home LAJME Vuçiq: Vështirë me shqiptarët, “New Nork është qytet i tyre”

Vuçiq: Vështirë me shqiptarët, “New Nork është qytet i tyre”

284
0
SHARE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot se Amerika është e interesuar të zgjidhur nyjën e Kosovës dhe dëshiron që ajo të mos qëndrojë si konflikt i ngrirë.

Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

“Serbia po lufton për pozicionin e saj. Të gjithë kanë interesat e veta, disa janë më afër nesh, disa janë diametralisht të largët. Ne luftojmë për veten tonë dhe njerëzit tanë – tha Vuçiq, duke shtuar se takimi me të gjithë përfaqësuesit e secilit vend është i rëndësishëm.

Ai theksoi se Nju Jork ishte kështjella e forcave shqiptare.

“Forca e tyre është e madhe këtu, por ato nuk po shkojnë aq lehtë siç e kishin planifikuar dhe është detyra jonë të i’a vështirësojmë”, shtoi Vuçiq, shkruan Novosti.

Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

Vuçiq ka thënë se edhe Shqipëria po punon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ata e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës” ka deklaruar Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here