Home LAJME Vuçiqi: Do të luftoj për Kosovën dhe për çdo serb

Vuçiqi: Do të luftoj për Kosovën dhe për çdo serb

225
0
SHARE

Presidenti i Serbisë dhe drejtuesi i Partisë Progresive Serbe, Aleksandër Vuçiq, ka thënë mbrëmë se do të luftojë për Kosovën dhe çdo serb, por sipas tij “nuk duhet të mendohet se gjërat janë të lehta dhe se do të realizohen zgjidhjet që dikur i parashikuan”.

Ai në një tubim partiak në Novi Sad me rastin e 11-vjetorit të themelimit të partisë, ka thënë se kanë arritur të sjellin në fokus çështjen e Kosovës dhe se i kanë mbajtur serbët në Kosovë dhe se ata po ia dalin ta ndihmojnë popullin.

“Ne arritëm t’i bënim të gjitha këto, por njerëzit tanë kurrë nuk donin të dëgjonin se cila është e vërteta”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se në fund të fundit, njerëzit gjithmonë i përçmojnë ata që gënjejnë dhe ankohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here