Home LAJME Yll Limani do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

Yll Limani do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

477
0
SHARE

Çifti Blero dhe Afrona Dika po bëjnë përgatitjet e fundit për dasmën e tyre, e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme, më datë 21 shtator.

Ata do të martohen në një ceremoni me shumë të ftuar VIP, që do të zhvillohet në një nga resortet luksoze të Shëngjinit.

Mes shumë të ftuarve, këngëtari Blero ka angazhuar disa nga kolegët e tij edhe për të kënduar në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Teksa ka përzgjedhur Sabri Fejzullahun si një prej interpretuesve kryesorë gjatë mbrëmjes, Blero njoftoi së fundmi se ka bërë një zgjedhje të veçantë edhe për këngën hyrëse të martesës.

Ai ka vendosur që këtë këngë ta interpretojë këngëtari i njohur i skenës, Yll Limani.

https://www.instagram.com/ylllimani/?utm_source=ig_embed

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, këngëtari Muharremi ka bërë të ditur këtë, duke u ndjerë mjaft falënderues ndaj kolegut të tij, të cilin nuk heziton ta quajë vëlla.

“Pikërisht ky artist, shok dhe shpirt i paqtë do të na këndojë këngën e dasmës. Vëlla Yll Limani”, ka shkruar Blero në InstaStory. /RadioRinia

https://www.instagram.com/bleromuharremi/?utm_source=ig_embed

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here