Home Sports Ylli i Lazios, që kërkohet nga Reali dhe Man United, s’paraqitet për...

Ylli i Lazios, që kërkohet nga Reali dhe Man United, s’paraqitet për teste mjekësore

1293
0
SHARE

Mes spekulimeve për një largim drejt Chelseat, mesfushori i Lazios, Sergey Milinkovic-Savic, nuk është kthyer te klubi i tij për t’i bërë testet mjekësore.

23-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Serbisë në Kupën e Botës, duhej të kthehej dje në Itali bashkë me Martin Caceresin. Përderisa uruguaiani u kthye, Milinkovic-Savici nuk e bëri një gjë të tillë, transmeton Gazeta Gjilani.

Real Madridi dhe Manchester Unitedi kishin shfaqur interesimin e tyre për blerjen e mesfushorit serb, por ata tani janë fokusuar në lojtarë të tjerë për shkak të çmimit prej 120 milionë eurosh që kërkon Lazio për Savicin.

Ndërsa, Chelsea pritet të bëjë një ofertë për mesfushorin këtë verë. Corriere dello Sport raporton se oferta do të jetë prej 115 milionë eurosh. /Gazeta Gjilani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here