Home LAJME Zbardhet skenari i ‘pazarit’ me Serbinë, ja çka fiton e çka humb...

Zbardhet skenari i ‘pazarit’ me Serbinë, ja çka fiton e çka humb Kosova

251
0
SHARE

Dhënia e 8200 hektarëve Malit të Zi në emër të liberalizimit të vizave, i la derën hapur orekseve grabitqare të Serbisë…

Nuk janë tanimë vetëm qytetarët e zakonshëm që kanë humbur shpresat për liberalizimin e vizave, por këtë mundësi e shohin shans të humbur për shumë vite edhe analistët e zhvillimeve politike. Analisti politik, Florim Zeqa konsideron se edhe disa premtime të herëpashershme që vijnë nga zyrtarët e BE-së, janë vetëm zëra të vetmuar dhe shprehje dëshirash miqësore, por realiteti është i pa shpresë që të ndodhë shpejtë ky proces, pasi Këshilli i Ministrave të BE-së është shtylla kryesore që vendos për këtë çështje.

Zeqa thotë se aktualizimi i temës së krimit dhe korrupsionit galopant që ka kapluar Kosovën, sipas bindjes së shteteve të BE-së, ta shtyn edhe për një kohë nxjerrjen në rend ditë të Këshillit të Ministrave të BE-së çështjen e heqjes së vizave për kosovarët.

“Edhe përkundër faktit që deputeti gjerman, Peter Beyer, ndezi shpresat e kosovarëve për mundësinë e liberalizimit të vizave në prag të vitit të ri 2020, Bashkimi Evropian ka lëshuar edhe një “dush” të ftohtë me aktualizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e rikthyer si kusht për vizat dhe si problem serioz me të cilin ballafaqohet Kosova nga shumica e vendeve anëtarë te BE-së. Përveç që nuk do të jetë në rend të ditës liberalizimi i vizave në takimet e radhës të institucioneve kompetente, për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, nuk ka pajtim as në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Kësisoj po shuhen shpresat e qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave edhe gjatë këtij viti, respektivisht në prag të vitit 2020 sikur që premtuan ditë më parë deputetët gjerman që e vizituan Kosovën”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”, raporton Radio Rinia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here