Home Teknologji Zbulohen dimensionet e mundshme të Pixel 4

Zbulohen dimensionet e mundshme të Pixel 4

58
0
SHARE

Kur është fjala për Pixel 4, Google arriti të ndalojë të gjitha spekulimet lidhur me pamjen e pajisjes, kur kompania vet promovoi telefonin.

Ata skeptikë që medonin se Google mund të tallej me ta, morëm një konfirmim pak kohë më pas, kur një Pixel 4 u pa në jetën reale, duke përputhur atë që Google dhe të tjerët kanë njoftuar më parë.

Tani OnLeaks flet në Twitter rreth madhësive të mundshme të ekranit dhe dimensioneve fizike të dy telefonave.

Pixel 4 do të ketë një ekran në mes 5.6 dhe 5.8-inç, duke matur 147.0 x 68.9 x 8.2 mm, me trashësi 9.3 mm në pjesën më të trashë, katrorin e kamerës.

Në të kundërt, modeli më i madh Pixel 4 XL mund të ketë një ekran 6.2 ose 6.4 inç, në një kopertinë që mund të masë 160.4 x 75.2 x 8.2 mm, 9.3 mm në pjesën e kamerës.

Të dy telefonat duket se kanë të njëjtat dimensione të trashësisë, dhe duke gjykuar sipas modeleve të vitit të kaluar, ato mund të shfaqin edhe brendësi pothuajse identike./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here