Home LAJME Zbulohen shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Zbulohen shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

456
0
SHARE

Në 20 vjetorin e rënies, sot në Drenas mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz.  Manifestimi mbahet në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, nga ora 12:00.

Në manifestim marrin pjesë krerët e shtetit.

Çifti Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here