Real Madridi e ka paraparë të presë deri në minutën e fundit të afatit kalimtar veror për të bërë një nënshkrim të madh dhe Zinedine Zidane shpreson se do të ndodhë dëshira e tij për të nënshkruar me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Afati kalimtar është i hapur deri më 2 shtator dhe, si i tillë, Los Blancos do të qëndrojnë të vëmendshëm për të gjitha lëvizjet, me një sy të mprehtë për situatën e mesfushorit të Unitedit.
Se Zidane e do Pogban është e dukshme, aq më tepër kur e kuptoni që Donny van de Beek ose Christian Eriksen mund të arrinin në Spanjë nëse ai do të jepte miratimin e tij në secilën nga nënshkrimet, por ai preferon dukshëm bashkëkombësin e tij.
Gjërat duhet ende të lëvizin disi në Paris para se të bëhet një veprim, por mungesa e golave te Real Madrid është alarmante, dhe klubi e shikon brazilianin si dikë që mund të ndihmojë për të korrigjuar atë statistikë.