Home LAJME Zotohet se do ta mbaj fjalën! Jep dorheqje pas dështimit për liberalizimin...

Zotohet se do ta mbaj fjalën! Jep dorheqje pas dështimit për liberalizimin e vizave.

379
0
SHARE

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, kishte premtuar para disa muajsh se do të japë dorëheqje nëse vizat nuk hiqen për Kosovën këtë vit.

Mirëpo siç duket, dorëheqja e Kuçit do të vie pas deklaratave të komisionarit për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, pasi ky i fundit sot gjatë vizitës në Kosovë, zyrtarisht e konfirmoi se Kosova nuk do të jetë as në agjendën e këshillit të ministrave Evropian, të cilët do të votonin për vizat.

Por, a do të jap dorëheqje Blerim Kuçi?

Ai në një përgjigje dhënë për media ka thënë se do ta mbaj premtimin dhe nuk tërhiqet nga fjala e dhënë.

“Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap dorëheqje nëse nuk ndodh sivjet liberalizimi.  “Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik”, është shprehur Kuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here