Home Sports Zyrtare: Suad Sahiti nënshkruan me AEL Larissan në Greqi

Zyrtare: Suad Sahiti nënshkruan me AEL Larissan në Greqi

1057
0
SHARE

Skuadra e Superligës së Greqisë, AEL Larissa, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me futbollistin prishtinas, Suad Sahitin.

23-vjeçarin luajti te Skënderbeu sezonin e kaluar, ku u tregua i rëndësishëm në disa ndeshje.

Klubi grek në lajmin dedikuar këtij transferimi tregon se mesfushori kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës korçare në të dy frontet, duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën.

Gjithashtu theksohet se ka luajtur në katër ndeshje edhe në Ligën e Evropës me Skënderbeun, që u kualifikua deri në fazën e grupeve.

Suad Sahiti me Fidan Alitin dhe Enis Gavazajn duke festuar trofeun te Skënderbeu

Sahiti, shkruhet në njoftim se është 1.79 metra i gjatë, ndërsa karakteristikat e tij kryesore janë shpejtësia dhe teknika e lartë.

Ai në Kosovë ka luajtur për klube si Ramiz Sadikun dhe Hajvalinë.

Sahiti ka qenë pjesë e Rabotnickit për një edicion para se të kalojë te Skënderbeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here