Home Sports Zyrtarët e Unitedit po shqetësohen për ngecjen e bisedimeve me De Gean

Zyrtarët e Unitedit po shqetësohen për ngecjen e bisedimeve me De Gean

188
0
SHARE

Manchester United po bëhet gjithnjë e më nervoz për të ardhmen e David De Geas.

Negociatat për një zgjatje të kontratës me spanjollin tashmë kanë ngecur në fazën fillestare.

Marrëveshja e tanishme e spanjollit mbaron në muajin qershor, që do të thotë se do të jetë në gjendje të mbetet si transferim i lirë.

Sipas The Telegraph, United i ka ofruar 28-vjeçarit me një marrëveshje të re në vlerë prej 315 mijë euro në javë.

Megjithatë, De Gea ende nuk i është përgjigjur ofertës dhe zyrtarët e klubit anglez kanë filluar të shqetësohen.

Mat Ryan shihet si pasues i De Geas te UnitediMat Ryan shihet si pasues i De Geas te Unitedi

Theksojmë se dy skuadrat që po e monitorojnë për së afërmi situatën e lojtarit janë Paris Saint-Germain si dhe Juventus.

Ndryshe, De Gea deri më tani përgjatë shtatë vjetëve ka pasur 249 paraqitje për Djajtë e Kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here