Home Sports ​Martiali mbetet jashtë skuadrës që do të ndeshet me Bayern Munichun

​Martiali mbetet jashtë skuadrës që do të ndeshet me Bayern Munichun

830
0
SHARE

Anthony Martial nuk është zgjedhur nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë kundër Bayern Munichut.

Ndërsa, Marcus Rashford, Victor Lindelof dhe Phil Jones kanë udhëtuar për në Gjermani, ku do të takohen me pjesën tjetër të skuadrës. Deri tani, ata kanë qenë në pushime për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Gjilani.

Gjatë këtij afati kalimtar, francezi ka kërkuar të largohet nga klubi i tij. Në një intervistë, agjenti i tij ka thënë se ai nuk është i lumtur te “Djajtë e kuq” për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin e skuadrës.

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut do të jetë e fundit për këtë turne parasezonal. Ajo do të zhvillohet në stadiumin e Bayernit, Allianz Arena. Ndërsa, më 10 gusht, Unitedi fillon sezonin e Premierligës me përballjen kundër Leicester Cityt. /Gazeta Gjilani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here