Home LAJME 22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen...

22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

62
0
SHARE

Një letër i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschik, të cilën e kanë nënshkruar 22 deputetë të Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në letrën e nënshkruar nga 22 deputetë të Parlamentit Evropian, theksohet nevoja urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Aty ndër tjera thuhet se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar mundësitë e të bërit biznes, si dhe duke ndihmuar në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit.

Sipas nënshkruesve të letrës, Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku qytetarët e saj kanë nevojë ende për viza për të udhëtuar në Zonën Shengen. Gjithashtu thuhet se kjo tashmë krijon ndjenjën e izolimit, që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

View image on TwitterView image on Twitter

Udhëtimi pa viza jo vetëm që mundëson kontaktet mes njerëzve, forcon bashkëpunimin ndërkufitar, dhe shkëmbehen ide kulturore dhe profesionale, por gjithashtu ndihmon në frenimin e imigracionit të parregullt, duke i nxjerrë kështu nga loja kriminelët, thuhet ndër tjera në letër.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë theksuar se regjimi i liberalizimit të vizave hap mundësi për qytetarët të udhëtojnë jashtë vendit si turistë, të vizitojnë të afërmit dhe miqtë, pa pasur nevojë të përballen me procedura të gjata dhe të shtrenjta të vizave.

Në letër bëhet e qartë se më 18 korrik të këtij viti, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur dy kërkesat e liberalizimit të vizave, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here