Home LAJME Bahtiri dënon rastin e plagosjes të qytetarit serb në Suhadoll

Bahtiri dënon rastin e plagosjes të qytetarit serb në Suhadoll

767
0
SHARE

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër incidentin që ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes, kur një i ri serb është plagosur  në fshatin Suhadoll, që i takon Komunës së Mitrovicës Jugore.

Bahtiri tha se ndonëse ende nuk dihen motivet e as rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, qarqe të caktuara ekstremiste që nuk duan stabilizim, që nuk duan përmirësim të raporteve ndëretnike dhe as zhvillim ekonomik, po bëjnë përpjekje që të shfrytëzojnë këtë incident të izoluar për të destabilizuar situatën në të dyja komunat, duke ngritur tensione dhe duke  futur frikë tek qytetarët, me qëllim të realizimit të projekteve të tyre të errëta.

“Unë dhe qytetarët e Komunës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, e dënojmë fuqimisht këtë incident të papranueshëm, i cili ka ndodhur në kohën kur situata e përgjithshme në Komunë është stabile, kur lëvizja dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër është normalizuar dhe kur raportet ndëretnike janë në përmirësim e sipër”, thotë ai.

“Por, të gjithë ekstremistëve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë, ua bëjë me dije së udhëheqja komunale e Mitrovicës është e vendosur fuqishëm që proceset e integrimit, bashkëpunimit e të zhvillimit, ato të përmirësimit akoma të raporteve ndërnjerëzore dhe ndëretnike, t’i çoj përpara, ndërsa që jam i bindur se përpjekjet e tyre për të kthyer Mitrovicën në kaos e pasiguri, janë të dështuara. Besoj fuqishëm se në këtë rrugë të drejtë, ashtu sikur edhe deri tash, do ta kemi mbështetjen e plotë të qytetarëve, të cilët tashmë kanë treguar maturi të jashtëzakonshme, duke refuzuar me vendosmëri rrugën që ofrojnë ekstremistët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Edhe me këtë rast qytetarëve ju bëj apel që të sillen kështu dhe të mos bëhen pre e ekstremistëve qo nuk ua duan të mirën”, ka shtuar Bahtiri.

Ai kërkoi nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë, që të ndriçojnë sa më parë rastin, në mënyrë që të mos u lejohet hapësirë për aktivitete destruktive atyre që nuk ia duan të mirën Mitrovicës dhe qytetarëve të saj, si në pjesën jugore, ashtu edhe në atë veriore të lumit Ibër./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here