Home LAJME Bie numri i vizitave mjekësore shtëpiake për nëna e fëmijë në Gjilan

Bie numri i vizitave mjekësore shtëpiake për nëna e fëmijë në Gjilan

189
0
SHARE

Është shënuar rënie e numrit të vizitave në shtëpi për nëna dhe fëmijë, të cilat realizohen nga infermieret në 14 komuna.

Në këto komuna bëjnë pjesë: Prizreni, Dragashi, Gjakova, Fushë-Kosova, Lipjani, Obiliqi, Gjilani, Mitrovica, Ferizaj, Vitia, Shtimja, Kamenica, Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Të dhënat të cilat janë prezantuar nga përfaqësues të organizatës së UNICEF-it flasin se brenda periudhës janar-shtator të vitit 2017 ishin realizuar 8 mijë e 166 vizita nga infermieret, kurse në vitin 2018 në periudhën janar-shtator janë realizuar vetëm 7 mijë e 957 vizita nëpër familjet kosovare.

Me këto të dhëna nuk është ndarë i kënaqur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili të enjten ka qëndruar në Komunën e Gjilanit ku është takuar me koordinatoret për vizitat në shtëpi të cilat gravitojnë nga 14 komuna. Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet rënia e mëtutjeshme e numrit të vizitave nëpër shtëpi për nënat dhe fëmijët, ndonëse e kupton se programi po has në vështirësi sa i përket zbatimit në disa komuna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here