Home Shëndetësi Çdo pesë sekonda vdes nga një person për shkak të pirjes së...

Çdo pesë sekonda vdes nga një person për shkak të pirjes së duhanit

520
0
SHARE

Një shkencëtar ka zbuluar se çdo pesë sekonda vdes nga një person si pasojë e duhanit.

Ndonëse miliona njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e mushkërive, shkencëtarët bëjnë të ditur se sëmundjet e mushkërive do të bëhen vrasësi i katërt më i madh i njerëzve deri në vitin 2020, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Këto të dhëna janë publikuar gjatë një seminari të mbajtur nga pulmologu Syed Zafaryab Hussain, i cili është ekspert i sëmundjeve që kanë të bëjnë me frymëmarrjen.

Dr. Hussain i ka shfrytëzuar hulumtimet e tij për t’i theksuar rreziqet e pirjes së duhanit, duke paralajmëruar se më shumë njerëz vdesin nga pirja e duhanit sesa nga terrorizmi.

Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë doktorëve t’i informojnë vazhdimisht pacientët për rreziqet e pirjes së duhanit.

Më shumë se një miliard njerëz anë e mbanë botës pinë duhan, ndërkaq shumica e duhanpirësve janë meshkuj (942 milionë meshkuj dhe 175 milionë femra).

Vlen të ceket se 80% e atyre që pinë duhan jetojnë në shtete me të ardhura të ulëta ose mesatare, ndërkaq shteti ku qytetarët pinë më së shumti duhan është Kina. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here