Home LAJME Çelaj: Asnjëri prej vendeve kryesore të BE-së nuk e kundërshton liberalizimin

Çelaj: Asnjëri prej vendeve kryesore të BE-së nuk e kundërshton liberalizimin

32
0
SHARE

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka bërë me dije se deri më tani asnjëri prej vendeve kryesore të Bashkimit Evropian nuk është pozicionuar kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, Çelaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me këto vende për t’ua larguar çdo hamendje. Ai ka shprehur optimizëm se vendimmarrja e BE-së për këtë çështje të ndodhë brenda këtij viti.

Zëvendësministri Çelaj ka thënë se Kosova i ka kryer obligimet sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here